Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku një i ri 18- vjeçar është futur në det për të shpëtuar dy të mitur, ndërkohë që vetë nuk ia ka dalë të shpëtojë.

Trupi i të riut është nxjerrë tashmë i pajetë, ndërsa dy të miturit kanë shpëtuar dhe janë dërguar në spitalin e Durrësit

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak për shtetasin A. K., rreth 18 vjeç, që dyshohet se u fut në det, për të shpëtuar dy fëmijë të mitur, ju bëjmë me dije se:

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur dhe kanë nxjerrë nga uji, trupin e pajetë të shtetasit A. K.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb