Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vaun e Dejës, ku një person ka humbur jetën, pasi i ka rënë një pllakë guri në kokë aksidentalisht.

Viktimë ka mbetur 67-vjeçari N. Th., i cili ka qenë duke transportuar pllakën e gurit për në varrezat katolike të fshatit Shkjezë, kur ajo i ka rënë në kokë, duke i marrë jetën.

Informacion paraprak:

Më datë 07.06.2021, rreth orës 17.00, shtetasi N.Th, 67 vjeç, duke transportuar një pllakë guri për në varrezat katolike të fshatit Shkjezë, Bushat, Vau i Dejes, dyshohet se aksidentalisht është penguar duke i rënë pllaka e mermerit në kokë dhe për pasojë shtetasi N.Th ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: