Italia ka përgatitur një tjetër paketë ndihme për të mbështetur bizneset e prekura nga pandemia e koronavirusit. Mediet fqinje raportojnë se qeveria ka miratuar paketën e re mbështetëse për të gjitha bizneset e prekura nga kufizimet e fundit anti-Covid.

Paketa e ndihmës, që është e katërta që nga fillimi i pandemisë në Itali, ka një vlerë prej 8 miliardë eurosh dhe shtyn afatet e taksave për kompanitë në zonat që po iu nënshtrohen masave të ashpra të bllokimit.

Ajo gjithashtu ofron një shumë prej 1.000 € për punëtorët në turizëm, arte, sporte, si dhe caktimin e fondeve për sektorin e konventave dhe një prani të rritur të policisë për të siguruar respektimin e masave anti-koronavirus.

Italia ishte vendi i parë evropian që u godit rëndë nga virusi. Një masë e forte izolimi i 60 milionë banorëve të saj vuri nën kontroll shpërthimin e parë, por, si kudo tjetër, numri i rasteve është rritur ndjeshëm në muajt e fundit, teksa e gjithë bota po përballet me valën e dytë të Covid-19.

Roma është përpjekur të shmangë një bllokim tjetër pas goditjes së parë të ekonomisë, duke u përqendruar te kufizimet rajonale, së bashku me një shtetrrethim brenda vendit gjatë orëve të natës.
Kryeministri Giuseppe Conte do të takohet sot me krerët e 20 rajoneve të vendit për të përpunuar planin e Italisë për pushimet e fundvitit, pasi ekspertët e shëndetësisë paralajmërojnë shumë festime për Krishtlindje, do mund të ndezin një valë të tretë të virusit.

“Ne jemi shumë larg nga thirrja për fitore”, tha zëvendësministri i shëndetësisë Pierpaolo Sileri.
Ai tha se numri i njerëzve që takohen për të darkuar së bashku ka të ngjarë të jetë i kufizuar në gjashtë.

Ministria italiane e Shëndetësisë raportoi rreth 20,000 raste të reja dje dhe 541 vdekje, duke e çuar numrin e përgjithshëm në gati 55,000.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb