DURRËS

Nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, Florian Tahiri, ka dhënë sot dorëheqjen nga detyra. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se Tahiri do të kalojë me koalicionin opozitar.

Kjo ishte një lëvizje surprizë e Florian Tahirit, i cili ka punuar për vite me radhë në institucionin e qeverisjes vendore.

Ajo që e bën edhe më surprizuese dorëheqjen e nënkryetarit të bashkisë Durrës është pikërisht fakti se ai do të përfshihet në listën e kandidatëve të koalicionit “Aleanca për ndryshim”.

I emëruar në bashki në shkurt të vitit 2016, Florian Tahiri erdhi në këtë post nga radhët e PDIU-së, forcë politike në të cilën aderon prej vitesh.

  • foto galeri

REAGIMI I TAHIRIT
Sot, mbas 5 vitesh në detyrën e nënkryetarit të Bashkisë Durrës dhashë dorëheqjen.
Në rradhë të parë dua të falenderoj të gjithë kolegët për bashkëpunimin. Sidomos dy vitet e fundit kanë qenë shumë të vështira për ne.
Ndërkohë i kërkoj ndjesë të gjithë atyre qytetareve të cilëve nuk kam mundur ti përgjigjem apo ti mbaroj punë, më besoni që kam bërë gjithmonë më të mirën e mundshme dhe përkushtimi im ka qenë maksimal për të respektuar qytetin dhe institucionin që unë perfaqësoja.
Ky vendim lidhet me faktin që unë do përfaqësoj PDIU në zgjedhjet parlamentare dhe do bëj më të mirën për amanetin e gjyshërve të mi duke u përpjekur për zgjidhjen e Çështjes Çame, pa harruar asnjë moment Durrësin qytetin tim që i detyrohemi aq shumë.
Ju faleminderit për mbështetjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb