Një konflikt mes dy personave, i ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00, ka denigruar në përdorimin e mjete rrethanore. Burime bëjnë me dije për “BalkanWeb” se dy persona janë konfliktuar në lagjen e vjetër të Bulqizë,s ku më pas kanë kaluar në dhunë fizike.

Mësohet se njëri prej të përfshirëve në konflikt ka përdorur një mjet kosë apo kmesë, duke i prerë gishtat e dorës personit tjetër rreth të 30-ave. Ky i fundit është dërguar fillimisht në spitalin e Bulqizës e më pas drejt Tiranës.

Personi tjetër i përfshirë në konflikt është larguar.

Nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje ndërsa policia nuk e ka raportuar deri në këto momente, duke e mbajtur të fshehtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: