TIRANË

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare, në këto orë të para të së hënës, doktori i njohur i Skraparit, Esat Pashaj.

Gazetarja Eneida Petova raporton për “BalkanWeb” se mjeku i njohur ka ndërruar jetë pas prekjes në një stad të avancuar nga një sëmundje e shkaktuar nga koronavirusi, ndërsa ishte i shtruar në Tiranë prej 10 ditësh, ku 7 ditë ka qënduar në pavion dhe 3 në reanimacion.

I lindur në 16.05.1948, dr.Esati ishte edhe njëherësh Anëtar i Këshillit Bashkiak Skrapar dhe njëherësh mbante detyrën e Nëndrejtorit të Spitalit Bashkiak Skrapar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb