TIRANË

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka regjistruar në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit Partinë Social Demokrate të Tom Doshit.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të KQZ, ku i është hapur zyrtarisht rruga Doshit për të garuar në zgjedhjet e 25 prillit.

Kujtojmë se ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, bëri thirrje që emra si Tom Doshi nuk duhet të jenë në listën e kandidatëve në zgjedhje, duke theksuar se “votuesit shqiptarë meritojnë më shumë”. Departamenti Amerikan i Shtetit e vendosi në “listën e zezë” Doshin, duke i ndaluar hyrjen në SHBA.

KQZ edhe më herët ka deklaruar se kërkesës së Ambasadës amerikane për mos lejimin e Tom Doshit në zgjedhje, do t’i përgjigjet në bazë të legjislacionit shqiptar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb