SERBI

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka zhvilluar sot një telefonatë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Mediet e huaja raportojnë se kryeministrja serbe ka informuar homologun shqiptar se Serbia do të heqë testin e detyrueshëm negativ të PCR për të gjithë shtetasit shqiptarë që hyjnë në shtetin e tyre.

Më tej, mediet serbe bëjnë me dije se Rama dhe Brnabic kanë diskutuar gjithashtu mbi temat aktuale dhe bashkëpunimin e përbashkët.

“Ata folën dhe për luftën kundër Covid 19, por edhe hapat e ardhshëm në bashkëpunim brenda iniciativës ‘Shengeni rajonal’”.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb