TIRANË

Janë larguar këtë pasdite nga Qytet Studenti afganët e strehuar aty pak ditë më parë. “BalkanWeb” mëson se rreth 300 shtetasit afganë janë zhvendosur në Lezhë.

Ata janë strehuar në struktura hotelerie të qytetit të Lezhës.

Ndërkohë, mësohet se në Qytet Studenti afganët akomodohen, derisa plotësojnë dokumentet për mbrojtjen e përkohshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb