Lëkundje tërmeti janë regjistruar pak minuta më parë në vend.

Raportohet se tërmeti ka rënë në vendin fqinj Greqi, me magnitudë 5.3 të shkallës rihter, por lëkundjet janë ndjerë edhe në juglindje të Shqipërisë, në zonën e Bilishtit.

Ndërkohë, edhe gjatë ditës së djeshme janë regjistruar në Bilisht dy lëkundje me magnitudë 3.9 dhe 3.6 të shkallës rihter.

Ndërkohë, pas tërmetit me magnitudë 5.3, kanë vijuar edhe disa lëkundje të tjera më të vogla, 3.7, 3.6 dhe 3.9 të shkallës Rihter.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: