VLORE- Reshjet e dendura të shiut gjatë dy ditëve të fundit, kanë rritur nivelin e prurjeve në lumin Vjosë, duke bërë që ai të dalë nga shtrati. Si pasojë, mbrëmjen e sotme ujërat kanë vërshuar në disa hektarë tokë, duke shkaktuar dëme të mëdha në zonën e Urës së Mifolit.

Si pasojë e vërshimit të lumit, rezulton të jetë përmbytur edhe rruga e Selenicës, në vendin e quajtur Bishti i Malit.

Nisur edhe nga parashikimet e motit, gjatë ditës së sotme ministri i Bujqësisë Edmond Panariti u bëri thirrje banorëve të fshatrave pranë lumit Vjosa që të largoheshin, pasi parashikoheshin përmbytje.

“U bëj thirrje fermerëve dhe bizneseve që të largojnë fillimisht njerëzit dhe bagëtinë dhe pastaj mjetet e materialet që i kanë të magazinuara”, tha Panariti.

Paraditen e sotme, edhe kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, u bëri apel banorëve të zonës për marrjen e masave, si në bagëti dhe banesa dhe të jenë të përgatitur për cdo situatë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: