Është arrestuar autori i krimit tronditës në Vittoria të Italisë, ku u masakrua për vdekje me thikë në sy të djalit të mitur 37-vjeçarja shqiptare Bruna Muça Halla.

Mediat italiane konfirmojnë se autori i dyshuar që vrau me thikë shqiptaren mesditën e djeshme është arrestuar gjatë natës së kaluar.

Viktima është 37-vjeçarja shqiptare, Brunilda Muça Halla, nënë e dy fëmijëve. Sipas mediave, vrasësi është identifikuar nga karabinierët falë kamerave të sigurisë së zonës.

Në deklarimet e para të dhëna para hetuesve, i dyshuari mësohet se ka pranuar që e ka kryer ai krimin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb