TIRANË

Sapo kanë mbërritur në vendin tonë 25 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V.

Lajmin e jep kryeministrin Edi Rama, përmes një postimi në “Facebook”, ku thekson se në pjesën e parë të muajit maj do të arrihet objektivi për gjysëm milioni të vaksinuar.

“Mbërrijnë 25 mijë doza të tjera të vaksinës SPUTNIK? Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten dhe objektivi i 1/2 milionë të vaksinuarve brenda majit do të arrihet në pjesën e parë të muajit? #SkaKohëPërPushim”, shkruan Rama.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 453,255 doza të vaksinës ndaj COVID-19, prej të cilave 353,491 vaksinime për persona mbi 60 vjeç.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb