RINAS

Kanë mbërritur këtë mbrëmje në aeroportin e Rinasit dozat e reja të vaksinave Pfizer.

Bashkë me dërgesën prej 15,210 ka ardhur edhe kryeministri Edi Rama, i cili ndodhej sot në një vizitë në Bruksel. Në fjalën e tij, Rama tha se shumë shpejt do të vaksinimi intensiv në të gjithë territorin.

“Në prill do të marrim 30 mijë doza dhe kjo do të vazhdojë pa ndërprerje. Pra, e zgjidhëm boshllëkun. Shumë shpejt do të kemi lajm shumë të mirë, nga një anë, sepse kemi të konfirmuara 14 mijë dozat e para nga AstraZen3eca, përmes Covax, brenda mesit të muajit mars, nga ana tjetër po punojmë me disa burime të tjera. Shumë shpejt do të kemi mundësi për vaksinim intensiv në të gjithë territorin”, tha Rama.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb