MORINË

Policia Kufitare e Morinës ka ndaluar një shtetase kosovare, e cila ka tentuar të hyjë në Shqipëri, duke mbajtur një armë zjarri me vete.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se e ndaluara është një këngëtare kosovare, identiteti i të cilës nuk dihet ende.

Mësohet se në pikën kufitare, gjatë kontrolleve të shtuara dhe analizës së riskut, ka kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë një automjet tip “Audi”, që drejtohej nga këngëtarja.

Gjatë kontrollit, këngëtares i është gjetur në çantën e dorës një armë zjarri pistoletë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb