Presidenti aktual, Ilir Meta, uron pasardhësin e tij, Presidentin e ri të Republikës, Bajram Begajn, i cili u zgjodh këtë mbrëmje nga Kuvendi, me 78 vota pro.

“Urime Presidentit të zgjedhur sot nga Kuvendi i Shqipërisë, z.Bajram Begaj!”, shkruan Meta.

Meta e shoqëron urimin e tij me një fotografi të Begajt, me dorën në zemër, menjëherë pas zgjedhjes President, ndërsa nuk bën asnjë koment për akuzat e kreut të PD, Sali Berisha.

Ky i fundit e akuzoi Metën për shkelje të Kushtetutës, pasi sipas tij, “Presidenti humbet fuqinë e dekreteve jashtë territorit të vendit të tij. Jashtë territorit nuk ka dekret. Kur je jashtë vendit, Kryetar Shteti është kryetari i Parlamentit”.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, Presidenti Meta dekretoi nga Turqia lirimin e Bajram Begajt nga detyra si shef i Shtabit të Përgjithshëm, duke i hapur rrugë zgjedhjes së tij si President i Republikës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb