Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama.

Lajmin e bën të ditur vetë kryediplomati grek, i cili thekson se ka diskutuar me kreun e qeverisë shqiptare për zhvillimet e fundit rajonale.

“Në një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, diskutuam zhvillimet e fundit rajonale”, shkruan ministri grek në mesazhin e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb