Është ndarë nga jeta në mënyrë krejt të papritur kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Haxhi Memolla. “BalkanWeb” mëson se një infarkt kardiak i ka marrë sot jetën kryebashkiakut socialist, në moshën 52-vjeçare.

Burimet i bëjnë me dije për “BalkanWeb” se kryebashkiaku ka ndërruar jetë në Dibër, pasi ka qenë duke shoqëruar ekipin e futbollit të Egnatias, i cili u ndesh sot me Korabin.

Mësohet se gjatë pushimit të ndeshjes, kryebashkiaku Memolla ka qenë në kafe me kryebashkiakun e Peshkopisë, kur i ka rënë infarkt, që i ka marrë jetën.

Memolla u zgjodh në krye të Bashkisë së Rrogozhinës në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, që u mbajtën në vitin 2019, ku pjesëmarrëse ishte vetëm Partia Socialiste, pasi opozita i bojkotoi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb