Ka ndërruar jetë profesori dhe mjeku i njohur i Ortopedisë, Panajot Boga.

Boga ka qenë drejtues i shërbimit të Ortopedisë në Shqipëri për shumë vite, ndërkohë që edhe shërbimi ortopedik në Spitalin Ushtarak mban emrin e tij.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, ka bërë një dedikim prekës për mjekun e njohur, teksa shprehet se është e trishtueshme lamtumira ndaj kollosëve të Kirurgjisë dhe Mjekësisë Shqiptare.

“Lamtumire Profesor! Sa trishtim lamtumira ndaj Kolloseve te Kirurgjise dhe Mjeksesise Shqiptare! Do na mungoje energjia e pashuar, dashamiresia e pamase, profesionalizmi pa cak!

Do na mungosh njeriu Panajot Boga, por do mbetet mes nesh profesionisti shembullor me gjithcka na le trashegim! Pervec femijve te tu biologjike, ke rritur shume djem e vajza Profesor, prandaj do mbetesh i paharuar! Te qofte e blerte lendina!”, shkruan Gjata.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb