Kanë ndërruar jetë edhe dy pacientë të tjerë me koronavirus në vend, duke e çuar në 58 numrin total të viktimave.

Lajmi i hidhur bëhet i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, e cila apelon sërish për zbatimin e rregullave kundër COVID-19 nga qytetarët.

“Në 24 orët e fundit, referuar shërbimit infektiv, një paciente 78 vjeçare nga Tirana, e transferuar nga një spital jopublik, ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, megjithë trajtimin intensiv në reanimacion dhe një pacient 83 vjeçar nga Durrësi, në terapi intensive, i cili vuante nga hipertensioni. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve”, thuhet në njoftimin e MSH.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb