Ka ndërruar jetë mjeku i njohur neurolog i QSUT, Drini Dobi, i cili ishte prekur nga koronavirusi. Mjeku Dobi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, në një prej spitaleve të Italisë.

Pak ditë më parë u se mjekut i duheshin 50 mijë euro për të vijuar kurimin në Itali, ndërsa në rrjetet sociale nis një fushatë e gjerë për mbështetjen e tij.

Ndërkohë, ishte vetë qeveria shqiptare që njoftoi se do të mbështesë financiarisht kurimin e mjekut Dobi, deri në shërimin e tij të plotë, por fatkeqësisht ai nuk ja ka dalë të mposhtë këtë virus të rrezikshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb