Një farmacist shqiptar ka humbur betejën me koronavirusin. Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se ka ndërruar jetë farmacisti korçar, Romeo Zallëmi.

Sipas informacioneve, mësohet se Zallëmi ka qënë i shtruar për dy ditë në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Korçës, por edhe pse nën kujdesin intensiv të mjekëve 85-vjeçari nuk ka mundur të shpëtojë nga ky virus.

Burime nga spitali bëjnë me dije se Zallëmi ka ndërruar jetë rreth orëve të para të mëngjesit të kësaj të enjteje, ndërsa ka pasur edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Për shkak të gjendjes së tij të rënduar nuk është bërë i mundur as transportimi i tij drejt kryeqytetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb