TIRANË

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë mesditë te Spitali Infektiv. Një grua shtatzënë ka ndërruar jetë në spital, pasi ishte e infektuar me koronavirus.

Raportohet se viktima është 28 vjeçe, e cila fatkeqësisht nuk ja ka dalë të fitojë betejën me virusin e rrezikshëm.

Burime nga QSUT konfirmojnë për  ‘BalkanWeb’,  se 28 vjeçarja ishte në muajin e 5 të shtatzënisë dhe nuk arriti të mbijetoje me gjithë përpjekjet e mëdha të mjekëve reanimatorë për t’i shpëtuar jetën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb