TIRANE- Një orë para takimit me zyrtarin amerikan, Hoyt Brian Yee, kryeministri Edi Rama është takuar me kreun e delegacionit të OSBE në vendin tonë. Ambasadori Borchardt i është drejtuar mëngjesin e sotëm selisë së Partisë Socialiste, ku edhe është zhvillohet takimi me kreun e Qeverisë.

Mësohet se temë e takimit 30 minutësh kanë qenë zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

Në përfundim të takimit, një prej zyrtarëve të pranishëm në takim kanë diskutuar me kryeministrin Rama mbi procesin zgjedhor dhe zhvillimet në të ardhmen.

Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit për Evropën dhe Azinë, Hoyt Brian Yee, do të takohet me kryeministrin Rama, kreun e PD­-së, Basha dhe Presidentin e zgjedhur, Ilir Meta.

Dita e sotme pritet të përcaktojë përfundimisht nëse opozita do të jetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por edhe se kur do të mbahen ato.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: