KAMËZ

Policia e Kamzës ka marrë një telefonatë këtë mesditë, ku është denoncuar për marrjen peng të një personi.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Dorjana Bezat, e cila thekson se telefonata në polici është bërë rreth një orë më parë për një vajzë, që është marrë me forcë në një makinë. Policia ka telefonuar denoncuesin, por numri rezulton i fikur.

Ndërkohë, nga verifikimet e para në adresën e dhënë, policia nuk ka konstatuar asnjë gjë të dyshimtë. Denoncuesi ka thënë se ngjarja ka ndodhur në Babrru, por nga hetimet e para të policisë thuhet se ngjarja nuk është e vërtetë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: