TIRANË

Është parandaluar arratisja e një të dënuari nga spitali i burgut në QSUT.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeB” se ka tentuar të arratiset nga spitali i burgut Bledar Selmanaj, i arrestuar për vrasjen e 25-vjeçarit Xhuljano Bullari.

Siç mëson gazetarja Lala, Selmanaj është dërguar mbrëmjen e kaluar në spitalin e burgut në QSUT, për t’u kuruar, pasi ka tentuar dy herë vetëvrasjen në Burgun e Peqinit.

Me t’u sjellë në spitalin e burgjeve, ai ka dëmtuar shufrat e dritareve me hekur, duke prerë katër prej tyre, por është konstatuar nga grupi i sigurisë, të cilët kanë parandaluar arratisjen e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb