TIRANË

Partia Demokracia Sociale e drejtuar nga Paskal Milo ka vendosur të tërhiqet nga zgjedhjet e 25 prillit.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetari Ergys Gjençaj, ndërsa nuk dihen ende arsyet e këtij vendimi.

Dihet që tërheqja e PDS së Milos nga zgjedhjet vjen vetëm një ditë pas dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë në KQZ nga krerët e partive politike.

Burime nga KQZ konfirmojnë për “BalkanWeb” se Partia Demokracia Sociale nuk ka depozituar listën e kandidatëve për deputetë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb