FIER

Ka përfunduar procesi i votimit në Burgun e Fierit. Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se 186 të dënuar dhe të paraburgosur kanë votuar sot në mjediset e burgut, nga 256 të burgosur me të drejtë vote.

Mësohet se 70 të dënuar me të drejtë vote nuk kanë pasur mjet identifikimi, kartë identiteti apo pasaportë biometrike, ndaj dhe nuk kanë mundur të votojnë.

Ndërsa, një pjesë tjetër janë përjashtuar nga procesi i votimit, për shkak të ligjit të Dekriminalizimit. Ndërkohë, kutitë e votimit do të dërgohen në qendrën e numërimit në Patos.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb