Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj te premteje në dalje të qytetit të Ersekës.

Sipas burimeve, mësohet se një mjet, i cili po udhëtonte nga Leskoviku në drejtim të Pogradecit, ka përfunduar në lumë, pasi ka rënë nga ura e Barmashit.

Si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur 4 persona, të cilët udhëtonin në këtë mjet, ndërsa burime nga spitali konfirmojnë se dy prej tyre kanë marrë plagë të rënda, ndërsa dy të tjerët plagë më të lehta.

Të plagosurit, pasi të marrin ndihmën e parë në spitalin e Ersekës, do të transportohen drejt spitalit rajonal të Korçës.

Burimet shtojnë se katër të plagosurit janë banorë të qytetit të Pogradecit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb