Një aksident rrugor ka ndodhur këtë pasdite në Lezhë. Mësohet se tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në aksin Lezhë-Laç, në afërsi të fshatit Markatomaj.

Nga të dhënat e para raportohet se janë plagosur tre persona, ku dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gazetari Elidon Ndreka sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamje nga vendngjarja, ku shihet se në aksident është përfshirë dhe një furgon mallrash, i cili pas përplasjes ka përfunduar jashtë rruge.

Lezhe Aksidenti
Lezhe Aksidenti

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: