FIER-Kryetari i Bashkisë së Fierit ka pezulluar nga detyra 4 drejtues dhe specialistë të Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave vendore.

Gazetari Evis Kuci raporton për “BalkanWeb” se nga burimet konfidenciale pranë Bashkisë se Fierit kanë pohuar se ky vendim i kryebashkiakut Armando Subashi ka ardhur pas ankesave te biznesit për mungesë etike në komunikimin zyrtar dhe parregullsi në faturime ndaj biznesit.

Gjithaashtu mësohet se ndaj të pezulluarve ka nisur procedura disiplinore për shkelje në kryerjen e detyrës.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb