Një person ka shkuar në spital, në Tiranë, i plagosur me armë zjarri.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetari Igli Çelmeta, i cili raporton se dyshohet që i plagosuri ka tentuar të vrasë veten.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Don Boskos”, ku i plagosur është shtetasi A. Sh., i cili ka shkuar në spital me plagë në trup.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 29.06.2022, është paraqitur në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore shtetasi A. Sh., 50 vjeç.

Sipas verifikimeve paraprake dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në banesë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: