Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Laçit.

Mësohet  se është plagosur në këmbë shtetasi Zef Marku., i cili është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Ne qytet Lac, rreth ores 17:45, ne rrethana ende te paqarta eshte plagosur me arme zjarri shtetasi Z. M., banues ne Markatomaj, Lezhe i cili eshte derguar per ndihme mjeksore per momentin jashte rrezikut per jeten. Sherbimet e Policise kane shkuar menjehere ne vendngjarje. Eshte ngritur grupi hetimor i cili vijion veprimet ne vendin e ngjarjes me qellim zbardhjen e rrethanave te ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb