TIRANE– Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur tek sheshi ‘Shqiponja’, ndërsa gazetari Klajdi Bodlli raporton për “BalkanWeb” se i plagosuri është Bledar Brinja 34 vjec. Ai është plagosur në këmbë dhe është transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mesohet se kanë qenë dy persona me motor që kanë qëlluar me armë ndaj 34-vjecarit me origjinë nga Kukësi i cili po udhëtonte me një mjet tip ‘Golf’.

Policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve dhe vijon punën për zbardhjen e shkaqeve.

Njoftimi i policisë:
Rreth ores 21.25, shtetasi B.B, 34 vjeç, banues në Tiranë, ka shkuar vetë në spital me mjetin e tij, i plagosur me armë zjarri në këmbë tek sheshi “Shqiponja”, në rrethana ende të pa qarta, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
66uyjhmmn
hgjmjhm

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb