Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Shkodrës, në afërsi teë bustit të Preke Calit.

Ngjarja sapo ka ndodhur, ndërsa mësohet se i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital dhe nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të plagosjes. Nga të dhënat e para, dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur për një konflikt të çastit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb