Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në plazhin e Gjirit të Lalëzit. Një 26-vjeçar është mbytur duke u larë në det.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 25.08.2020, rreth orës 14:15, tek Gjiri i Lalëzit, shtetasi Z.T., 26 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb