Një ngjarje e rëndë sapo ka ndodhur në Dibër. Gazetari Igli Çelmeta raporton për “BalkanWeb” se është mbytur në lumin Drin një 15-vjeçar.

Policia njofton se i mituri ka qenë duke u larë në lumë, kur e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Dibër/ informacion paraprak

Rreth orës 14.10, në fshatin Potgorcë, Maqellarë, shtetasi A.L., rreth 15 vjeç, duke u larë në lumin Drini i Zi, e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb