Një udhëtar rreth 55 vjeç ka rezultuar pozitiv, pasditen e sotme, në pikën kufitare të Kakavijës. Gazetarja Brikena Metaj raporton për “BalkanWeb” se udhëtari nga Tirana kishte dalë pozitiv dhe ishte nisur drejt Greqisë.

Ai ka kaluar pa problem nga pala shqiptare, e cila nuk e bën kontrollin e testeve, pasi këto të fundit kërkohen vetëm nga pala greke.

Ka qenë kjo e fundit që ka zbuluar testin pozitiv, duke rikthyer menjëherë për karantinim në Tiranë qytetarin.

Ai kishte udhëtuar me një autobus, ndaj dhe është bërë menjëherë dezinfektimi i mjetit. Ky precedent do të shërbejë që prej ditës së nesërme të ketë kontroll të testit edhe nga pala shqiptare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb