KUKËS

Policia e Kukësit po zhvillon një operacion në bar-kafe dhe restorante të paregjistruara në organet tatimore dhe me punonjës të paregjistruar.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Dorjana Bezat, e cila thekson se gjatë aksionit janë proceduar penalisht 10 biznesmenë, të cilët kanë rezultuar duke punuar në paligjshmëri.

Personat e proceduar po hetohen për fshehje të të ardhurave dhe punësim të paligjshëm. Siç raporton gazetarja Bezat për “BalkanWeb”, ata rrezikojnë deri në tetë vite burg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: