LEZHË

Policia e Shtetit po zhvillon një aksion anti-drogë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK).

Aksioni është në zhvillim, ndërsa gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se deri më tani janë arrestuar 20 persona.

Aksioni i urdhëruar nga SPAK po zhvillohet në Lezhë dhe vjen pas vrasjes së efektivit të policisë, Saimir Hoxha, gjatë aksionit për goditjen e parcelave me kanabis. Policia e ka nisur aksionin pas mesnatës së kaluar, ku ka goditur një grup kriminal që kultivonte dhe trafikonte hashash.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: