Policia është duke zhvilluar këtë mbrëmje një aksion antidrogë në Portin e Durrësit.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetari Igli Çelmeta, i cili raporton se po kontrollohet nga antidroga një kontejner i ardhur nga Amerika Latina.

Nga raportohet e para, gazetari Çelmeta raporton se është zbuluar drogë e ndarë në 40 pako, e cila ishte e ngarkuar në një kamion me mish, që vinte nga Brazili.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb