Janë publikuar pamjet e rreth 400 kg kokaine të sekuestruar një ditë më parë në Kosovë. Mediet italiane nxjerrin videon e operacionit për kapjen e sasisë së madhe të kokainës, që kaloi nga Porti i Durrësit dhe u kap në Lipjan të Kosovës.

Lënda narkotike ishte nisur nga Brazili në një konteiner mishi, ku destinacion kishte Kosovën.

Guardia di Finanza ka ndjekur konteinerin që në momentin që u fut në territorin italian pas sinjalizimeve nga DEA Amerikane. Nëse kokaina do të nxirrej në treg, kapte vlerën e rreth 22 milionë eurove.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb