Polumbarët e RENEA kanë gjetur pas disa ditësh kërkime trupin e pajetë të 56-vjeçares, e cila u raportua e zhdukur dhe që dyshohej se ishte mbytur në lumin Vjosa.

Këtë mbrëmje, policia njofton se është gjetur e mbytur në lumin Vjosa shtetasja L. K.,

Vlorë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të ditës së djeshme, në lidhje me kërkimet në lumin Vjosë, ju informojmë se ditën e sotme, në brendësi të lumit është gjetur e mbytur shtetasja L. K., trupi i pajetë i kësaj shtetaseje, do të transportohet në morgun e spitalit të Vlorës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: