Kryeministri Edi Rama tha në një konferencë për media se çmimi i naftës ka kërcyer sërish sot, ndërsa shtoi se do të vazhdojë rritja, teksa foli për krizën energjetike.

Rama u shpreh se kur paralajmëroi para disa muajsh krizën energjetike, nuk e kishte menduar në asnjë moment se do të kishte lëvizje të armatosur nga Rusia.

Sipas tij, kërcënimi i djeshëm nga Rusia se do ta çojë çmimin në 300, nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e tregtisë së naftës, as në krizat më të mëdha.

“Kërcënimi i përditshëm ekonomik, si rezultat i daljes nga binarët e normalitetit të kostove e vlerave të mallrave të konsumit. Sot dëshirojmë të flasim në mënyrë specifike për energjinë, pasi është palca e shtyllës kurrizore të sistemit ekonomik. Ndërkohë që kërcënimi i thellimit të krizës energjetike vjen vetëm duke u rritur dhe jo më cdo muaj, por cdo ditë. Ju e kujtoni se para disa muajsh unë e paralajmërova atë që po vinte, por natyrisht pa më shkuar ndërmend për asnjë sekondë se lëvizja e lexueshme gjeopoolitike e Rusisë në ato momente për të ndikuar mbi çmimet në energji dhe hidrokarbure ishte preludi i një lëvizjeje të armatosur. Sot, çmimi i brendit të naftës ka kërcënuar dhe vazhdon të rritet. Nuk ka qenë e largët koha kur fuqia ishte 40, dhe sot jemi në 127, në këtë moment, para se të hynim këtu. Jo më larg se dje një prej përfaqësuesve të lartë të qeverisë ruse ka kërcënuar me një çmim në 300, që është një gjë e pandodhur në historinë e tregtisë së naftës, e pandodhur as në krizat më të mëdha”, u shpreh Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb