BRUKSEL

Kryeministri Edi Rama do të niset ditën e nesërme drejt Brukselit, ku do të zhvillojë disa takime me zyrtarë të lartë të BE.

Kështu, fillimisht Rama do të takohet me komisionerin e BE, Josep Borell.

Gjithashtu, mësohet se kryeministri shqiptar do të zhvillojë të hënën një takim edhe me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në fokus të takimit me Presidenten e KE do të jetë ecuria dhe procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Rama do të shoqërohet në këtë vizitë nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka si edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb