Kryeministri Edi Rama takon në New Jork Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres, dhe thekson se Shqipëria do të marrë nesër presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Rama publikon pamjet e takimit në faqen e tij të “Facebook”, ndërsa thekson se ka diskutuar me të për programin e përparësitë e presidencës shqiptare të Këshillit të Sigurimit të OKB.

Mesazhi i Ramës:
New York, Kombet e Bashkuara – #KrenarPërShqipërinë?? që nesër merr presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për herën e parë në histori dhe përtej çdo imagjinate të vetëm deri pak viteve më parë?
*Me Sekretarin e Përgjithshëm për programin e përparësitë e presidencës shqiptare të KS të OKB?????
#TëBashkuarJoTëNdarë?
#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️??
#SkaKohëPërPushim?‍♀️??‍♂️

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në SHBA, në kuadrin e kryesimit nga Shqipëria të Presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB për muajin qershor.

Ndërkohë që Shqipëria i është bashkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si anëtar jo i përhershëm për periudhën 2022-2023, ku ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkëpenëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara, për çështjen e Ukrainës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb