DURRËS

Ka ndërruar jetë edhe 13-vjeçari, që mbeti i plagosur rëndë në aksidentin e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Durrës, ku humbi jetën në vendngjarje një 15-vjeçar.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se ka vdekur mëngjesin e sotëm edhe 13-vjeçari, që mbeti i plagosur në aksident.

“Rreth orës 22:55, në lagjen Nr.14, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin Xh. M., ka përplasur një ciklomotor me drejtues shtetasin S. K.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në ciklomotor shtetasi F. K., dhe ndodhet në gjëndje të rëndë shtetasi D. H.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia mbrëmjen e kaluar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb