Kur kemi hyrë, në atë që autoritetet e quajnë si java vendimtare, në vendin tonë regjistrohen 4 viktima nga koronavirusi.

Në një dalje për mediat ishte ministrja Ogerta Manastirliu ajo që bëri perditësimin e rasteve të reja të prekura nga ky virus.

Kështu rezultojnë 15 raste të reja vetëm sot,nga 45 testime të kryera duke e cuar në 104 numrin total të të prekurve, nga 856 teste te kryera. Po ashtu në total u shëruan 5 pacientë.

“Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet tashmë edhe në Vlorë, Shkodër dhe zgjerohet në Tiranë, Durrës, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik, si Lushnja, Kavaja, Fieri, Rrogozhina ku po punohet pa u ndalur nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e transmetimit të infeksionit”,- tha ajo.

Shefja e Departamentit të Parandalimit dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, informoi në detaje për situatën e COVID-19 duke shtuar se “Në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht 49 pacientë të shtruar. 3 prej tyre janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

SHPËRNDARJA GJEOGRAFIKE E RASTEVE POZITIVE, ËSHTË SI VIJON:

• Tiranë 68 qytetarë
• Durrës 7 qytetarë
• Lushnje 2 qytetarë
• Elbasan 2 qytetarë
• Fier 12 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 3 qytetarë
• Korcë 3 qytetarë
• Vlorë 4 qytetarë
• Shkodër 1 qytetarë

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb