Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Dedaj të Shkrelit në Malësinë e Madhe. Sipas të dhënave, zjarri ka ardhur si pasojë e një rrufeje. Zjarri është përhapur me shpejtësi në banesë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi Arben Ivanaj.

Viktima po qëndronte në banesën e komshiut të tij, kur ka shkrepur rrufeja dhe e ka përfshirë nga flakët. Grupi hetimore i policisë është nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërkohë që kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse për shuarjen e flakëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb