Është tensionuar situata këtë të mërkurë në Detin e Zi.
Mediet botërore raportojnë se një anije patrulluese dhe një avion rus kanë qëlluar në drejtim të anijes britanike “HMS Defender” në Detin e Zi, duke e paralajmëruar që të largohej nga ujërat e Rusisë.
Farewell to HMS DEFENDER ??
Thank you for a fantastic time in Odesa ??
Fair winds and following seas. ⚓?#StrongerTogether pic.twitter.com/xVSGKdNL4X
— UK in Ukraine ???? (@UKinUkraine) June 22, 2021
Sipas BBC, ministria e Mbrojtjes së Rusisë theksoi se të shtënat ishin paralajmëruese dhe se, si anija, ashtu edhe avioni, i kërkuan britanikëve që të largoheshin nga ujërat ruse.
Incidenti ndodhi në jug të Krimesë, ku sipas rusëve, anija britanike ndryshoi papritur kursin, duke u futur në ujërat e Rusisë.
Pas kësaj, një avion rus SU24-M lëshoi katër bomba pranë anijes britanike, ndërsa anija patrulluese ruse po ashtu qëlloi me një predhë pranë britanikëve.